Strugë, U ngritën flamujt kombëtar për 28 nëntorin

Sot në nderim të Ditës së Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në mënyrë solemne u ngrit flamuri kombëtar në fshatin Labunishtë,në një lartësi prej 30 metrash. Në aktin solemn të ngritjes së flamurit, morën pjesë   qytetarë të shumtë, nxënës, studentë, përfaqësues institucionesh vendore dhe qëndrore, personalitete që kanë sakrifikuar për flamurin dhe çëshshtjen kombëtare etj.

Aktivitetit i priu edhe një program i pasur kulturo-artistik, në të cilin nxënësit kënduan këngë dhe recituan poezi për flamurin, gjuhën dhe peronalitetet e shquara të historisë sonë kombëtare. Ndërkaq,momenti kulmor i këtij aktiviteti ishte ngritja e flamurit në qendër të këtij vendbanimi të madh,nga një qytetar i Labunishtit dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Në fjalën e rastit mbajtur me këtë rast, Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela theksoi se ndjehet shume mirë kur i sheh flamujt kuq e zi në Llabunishtë.”Ky flamur ka qenë gjithmonë i pranishëm në Llabunishte dhe do të jetë edhe në vazhdim. Gëzuar 28 Nentorin- diten e flamurit “, tha ai.

Ndërkaq,  në Strugë që në orët e paraditës kanë filluar aktivitetetet për shënimin e 28 Nëntorit- 101 vjetorit të ngritjes së flamiurit kombëtar  dhe shpalljes së pavarësisë të Shtetit Shqiptar. Kështu në shkollat e rajonit të Strugës ora e parë e mësimit  i është kushtuar 28 Nëntorit, ndërsa aktivitet e kësaj dite kanë filluar në fshatin Belicë, ku gjithashtu  nëmënyrë solemne është ngritur flamuri kombëtar shqiptar dhe vazhduan në Podgorcë dhe në fshatin Shum.

Në Veleshtë gjithashtu në prani të një numri të madh qytetarësh u ngrit në mënyrë solemne flamuri me shqiponjën dykrenare.  Festën e flamurit banorëve të vendlindjes së tij, ua uroi   Ministri i Pushtetit Vendor, Tahir Hani, i cili evidentoi traditën atdhetare të vleshtarëve dhe sakrificën e tyre dhe të të gjithë shqiptarëve për çështje kombëtare.

Nderi për tëngritur flamurin në këtë vendbanim me traditë atdhetare, i takoi poetit Vait Naufi, i cili në mesin e entuziazmit të të pranishmëve theksoi se është i privilegjuar që ai është përzgjedhur për ta bërë këtë akt dhe se kjo ditë lidhet me kontributin e të gjith gjeneratës së tij që kanë punuar shumë për këtë flamur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button