Ndërpritet seanca në kuvend, PDSH: Ku janë ministrat e BDI-së?

Kuvendi filloi seancën për pyetje të deputetëve por pas 15 minutave është ndërprerë me kërkesë të PDSH-së.

Sipas koordinatorit të PDSH-së Bekim Fazliu kërkesa për ndërprerje të seancës ishte si shkak i mungesës së ministrave të BDI-së në seancën parlamentare dhe përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend.

Ai dhe kolegu i tij Bekim Qoku, i cili ishte i pari për pyetje të deputetëve, por nuk e parashtroi, tha se ministrat e BDI-së janë në shënimin e Ditës së flamurit kombëtarë, dhe se këtë të drejt nuk mund ta gëzojnë të gjithë të punësuarit shqiptarë.

Qoku ju uroi gjithë shqiptarëve festën, dhe konstatoi se në Maqedoni nuk respektohet  barazia. 
Veljanovki tha se pyetjet e deputetëve nuk duhet të shfrytëzohen si pres konferenca partiake, duke shtuar se ftesa për seancë u është dërguar të gjithë ministrave të Kuvendit të RM-së.

“Nga BDI-ja gënjejnë se sot po festojnë 28 nëntorin. Nëse festoheshte 28 nëntori atëherë duhet ta festojnë gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Sot të punësuarit shqiptar, këtë të drejtë nuk e kanë”, tha Fazliu.

Sipas Fazliut Veljanovski duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrat e BDI-së për mospjesëmarrje në seancë.

Lajme të ngjashme

Back to top button