Kuj i dedikohen punësimet në shëndetësi?

Gjithsej 400 punësime të reja në shëndetësi në fillim të vitit 2014, paralajmëroi ministri i hëndetësisë Nikolla Todorov.

Në rrethin mjekësorë spekulohet se këto janë premtime parazgjedhore, me çka do të zgjidhet statusi i fëmijëve të mjekëve, të afërt me partinë qeveritare.

Siç shkruan “Slloboden Peçat”, klinikat dhe spitalet të premten kanë marë urdhër që menjëherë të bëhet shpallje për punësim, ndërsa para dy ditëve gazetat janë vërshuar këto lloj konkursesh. Vetëm para dy ditëve 16 spitale, klinika dhe shtëpi shëndetësore kanë filluar procedurat për punësimin e rreth 150 mjekëve, motrave medicinale, shofer, etj.

Mjekët nga klinikat e Shkupit për “NOVA” kanë thënë se punësimet e reja nëpër klinika nuk janë në pajtim me nevojat e tyre.

Ata sqarojnë se me buxhetin e  limituar dhe operacionet e kufizuara, një operacion në dy javë për një mjek, nuk dinë se çfarë në të vërtet do të punojnë mjekët e rijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button