Një milion e gjysmë euro për autoren e statujës “Ushtari”

Nga raporti i Komisionit të ekspertëve për projektin kontrovers “Shkupi 2014”, mësohet se janë evidentuar shumë parregullsi ligjore në procedurat për të hyrat publike me çka  është dëmtuar shumë buxheti i komunës.

Honorarë të mëdha kanë marrë autorët e statujave, ndërsa theksohet një shumë prej një milion e pesëqind mijë euro, si honorar për  skulpturën “Ushtari”.

Raporti preliminar, para tre muajve tregoi për thyerje të ligjeve. Komuna Qendër, nuk guxonte të porosite dhe të vendoste statuja të këtilla, kjo është në kompetenca të Parlamentit të Maqedonisë. Si shembull për punën joligjore atëherë u potencua ndërtimi i statujës së Nikolla Karevit, i cili ishte porositur që të bëhet prej mermeri dhe më pas statuja u ndërtua me bronze, që është variant më pak i kushtueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button