Rusi, vitin e kaluar 3.2 milionë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut

Presidenti rus Vladimir Putin tha se gjatë vitit të kaluar në vend janë regjistruar 3.2 milionë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin mori pjesë në takimin e zgjeruar të prokurorëve rusë, dhe në takim u analizua puna e prokurorisë në vend.

Në takim morën pjesë 317 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha rajonet e Rusisë, kurse Putin mbajti një fjalim para të pranishmëve.

“Prokuroria në vitin 2015 ka regjistruar 3.2 milionë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Putin, duke shtuar se shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Kryeprokurori i Rusisë, Yuri Chaika në kuadër të hetimeve penale disiplinore dhe administrative ka sanksionuar gati një milion shkelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button