Brukseli në zi, homazhe dhe 1 minutë heshtje në nder të viktimave (FOTO+VIDEO)

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të viktimave që u vranë në sulmet terroriste që ndodhën në Bruksel një ditë më parë, transmeton “Syri.net”.

Qytetarë të shumtë të mbledhur në qendër të kryeqytetit belg vendosën lule, ndezën qirinj e mbajtën 1 minutë heshtje në nder të 34 viktimave dhe më shumë se 200 të plagosurve. Edhe lidërët europianë në Bruksel mbajtën një minutë heshtje.

E gjithë Belgjika është në shtetrrethim dhe ka rritur sigurinë në nivelin 4 për shkak të akteve të djeshme terroriste. Sot u arrestua në Anderlecht terroristi i tretë që mori pjesë në shpërthimet që ndodhën në aeroportin e Brukselit.

56f26fd8c461884d108b4596

12412

34432

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button