Ibraimi beson në sukses ndaj Sllovenisë

Reprezentacioni i Maqedonisë sot do të luajë miqësore, ndërsa përballë ka për kundërshtar Slloveninë, reprezentacion ky i cili është pjesëmarrës në “Francë 2016”.

Seleksionuesi Igor Angellovski për këtë përballje ka bërë disa ndryshime në ekip, duke kthyer në te Goran Pandevin portierit Martin Bogatinov si dhe sulmuesi Adis Jahohiq.

Përsëri në reprezentacion pas një kohe mungesë, është ftuar kumanovari i Shkëndijës, Armend Alimi. Në mesin e të ftuarve shqiptarë, në listë kanë mbetur mbrojtësi Leonard Zhuta që luan te Rijeka e kampionatit kroat, ndërsa i pazëvendësueshëm është Agim Ibraimi.

Agim Ibraimi, reprezentuesi i Maqedonisë dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të Mariborit slloven konsideron se ndeshja kundër Sllovenisë do të jetë një test i mirë për përfaqësuesen e Maqedonisë.

“E dimë se Sllovenia gjithmonë ka pasur reprezentacion të mirë dhe para se gjithash kanë lojtarë kualitativ, të cilët e kanë treguar vetën edhe në klubet e mëdha. Mirëpo, tani kundër nesh mendoj se kanë ndryshime në përbërje, do t’ju jepet rasti disa futbollistëve të rinj, pasi ftesë kanë marrë edhe disa lojtarë nga kampionati i tyre. Por ne duhet të fokusohemi te loja jonë dhe me ndryshimet pozitive që ka sjell trajneri i ri t’i kryejmë detyrat e dhëna në mënyrë që të jemi të suksesshëm kundër sllovenëve”, tha Agim Ibraimi për faqen zyrtare të FFM-së.

Maqedonia nën udhëheqjen e seleksionuesit Angellovski ka luajtur dy kontrolluese, të parë e fitoi me rezultat të thellë ndaj Malit të Zi, ndërsa në të dytën humbi nga Libani. Ndeshja Sllovenia – Maqedonia luhet sot me fillim në ora 18:00 në qytetin Kopër të Sllovenisë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button