LSDM-ja, dikush i mbush xhepat në “ditën e drurit”

“Qeveria e Gruevskit nga aksioni “Dita e drurit”, bëri edhe një fidnishte të milionave që përfundojnë në xhepat e tyre. Nëse me të vërtetë mbillet fidane në pjesët poshtë maleve, atëherë është e pamundur që sipërfaqja e pyjeve në vend që të rritet, ajo zvogëlohet”, theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov

Sipas të dhënave të Entit shtetërorë për statistikë, që prezantoi Shilegov, sipërfaqet pyjore poshtë maleve nga viti 2002 deri në vitin 2012, është zvogëluar për 211 hektar.

“Nëse shikojmë me detaje, deklaratat e periudhës 2008 2011, tregojnë se me aksionin dita e drurit, janë mbiell 36 milion fidanë. Nëse çdo njëra fidanë kushton nga një euro, kjo do të thotë se janë harxhuar më shumë se 36 milion euro”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button