Sot hapet panairi i mobileve në Shkup

Nga dita e sotme deri më 27 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet edicioni i 42-të i panairit ndërkombëtar të mobiljeve në të cilin do të prezantohen 180 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe 400 jo të drejtpërdrejtë nga Maqedonia, Italia, Kroacia, Serbia, BeH-ja dhe Kosova, njofton MIA.

Në panairin për mobilje, pajisje për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makineri për industri të mobiljeve do të ekspozohen 10.000 copë mobilje.

Siç paralajmërojnë nga Panairi i Shkupit, ky do të jetë panairi më i madh i mobiljeve deri më tani që do të mbajë 11 salla rekorde në panair.

Në panair sërish do të jetë i pranishëm edhe Klasteri i industrisë së drurit nga Kosova me tre prodhues të mobiljeve, ndërsa do të ketë edhe kompani nga Serbia, Kroacia, Italia, Bosnje e Hercegovina, Secila prej kompanive do të mbajë promovime dhe prezantime të saj dhe do të ketë ulje të mëdha.

Panairi për vizitorët do të punojë çdo ditë deri të dielën në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Hyrja për manifestimin në panair do të kushtojë 100 denarë, ndërsa organizatorët presin që këtë vit të tejkalojë numri i zakonshëm prej 50.000 vizitorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button