Peshevski: Lista Zgjedhore me vite nuk është pastruar, korrigjimet nuk do të ndikojnë!

Anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Vladimir Peshevski thotë se është mirë që Lista zgjedhore të pastrohet, por megjithatë nuk pajtohet me numrin e votuesve të kontestueshëm, të cilët duhet të kontrollohen në terren. Sipas tij, LSDM-ja e ka shumicën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe qëllimi i tyre i vetëm është të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i zgjedhjeve të mëparshme.

“Prandaj ata dalin me numrin 499, pothuajse 500 mijë votues. Por analiza e shpejtë, tregoi se kjo nuk është e saktë. Unë besoj se pas korrigjimit të  Listës zgjedhore, apo nëse kjo është bërë më parë, do të dëshmohej se ai numër nuk do të ndikonte në rezultatet e asnjë cikli zgjedhor”, deklaroi Peshevski në emisionin “10 Minuta”.

Sa i përket huamarrjes dhe borxhit publik të Maqedonisë, Peshevski tha se kjo qeveri ia doli të mbajë një nivel mesatar të borxhit. Siç thotë ai, numrat e huamarrjes janë të sakta, por megjithatë LSDM-ja po i përdorë në konotacion negativ, gjegjësisht opozita po kërkon të meta në çdo gjë që kjo qeveri është duke bërë dhe përpiqet të gjejë kritika.

Duke iu kthyer raportit të VMRO-DPMNE-së të shpalosur para simpatizantëve të vet këtë të diel, Peshevski thotë se theksi i është vënë ekonomisë, duke shtuar se investimet e huaja, dukshëm e kanë ulur shkallën e papunësisë dhe e kanë përmirësuar gjendjen ekonomike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button