Nënshkruhet marrëveshje për sistemin e kanalizimit në Komunën e Zhelinës

Sot, në Komunën e Zhelinës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës Fatmir Izairi nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në v.b Trebosh”.

“Me rindërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit në të cilën plotësisht do të lidhen rreth 450 subjekte të reja, kryesisht do të rrumbullakohet sistemi i kanalizimit 30 kilometra në komunën e Tetovës. Në këtë mënyrë sipas deklaratës të ministrit Izairi do të sigurohet infrastruktura themelore e domosdoshme jo vetëm për cilësinë e jetës së banorëve të kësaj komune, por edhe për të mbrojtur më mirë mjedisin. Projekti financohet përmes bashkëfinancimit dhe duhet të përfundojë deri në fund të qershorit të këtij viti”, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button