DiCaprio: Kina mund të bëhet hero në luftën për mbrojtjen e mjedisit

Aktori Leonardi DiCaprio lavdëroi Kinën për përpjekjet e saj në luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke shprehur besimin se pikërisht Kina si prodhues i gazrave të rrezikshme mund të një “hero” në lëvizjen për mbrojtjen e mjedisit, raporton Anadolu Agency (AA).

DiCaprio gjatë qëndrimit në Pekin po bën promovimin e filmit “Revenant” (I kthyer), i cili i solli çmimin e tij të shumëpritur Oscar.

Si një avokat për mbrojtjen e mjedisit, DiCaprio edhe në ceremoninë e muajit të kaluar në ndarjen e çmimeve Oscar u bëri thirrje udhëheqësve botërorë për të punuar në mënyrë të veçantë në drejtim të parandalimit të ndryshimeve klimatike në Tokë, ndërsa sot në Pekin lavdëroi autoritetet e shtetit më të populluar në botë për ndryshime në shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Unë me të vërtetë mendoj se Kina mund të bëhet hero i lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit dhe hero i gjithë lëvizjes kundër ndryshimeve klimatike”, ka thënë DiCaprio në konferencën për mediat këtë mëngjes.

Filmi “The Revenant” në Kinë shfaqet nga e premtja, dhe tashmë ka mbushur arkën për 100 milionë juan kinez (15 milionë dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button