Shtyhet derbi mes Galatasarayit dhe Fenerbarçes

Derbi mes Galatasarayit dhe Fenerbarçes i vlefshëm për kategorinë e Superligës turke, Spor Toto, është shtyrë për arsye sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Turqisë në një deklaratë me shkrim ka thënë se ndeshja mes Galatasarayit dhe Fenerbarçes e cila ishte parashikuar të luhej sonte është shtyrë. Ky vendim thuhet në deklaratë është marrë në bazë të rekomandimit të Prefekturës së Stambollit. Federata në deklaratë ka thënë gjithashtu se vendimi është marrë pas bisedave me klubet përkatëse.

Ndërkohë pak më parë ishte njoftuar se policia turke në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të këtij vendi kishte vendosur luajtjen e këtij derbi pa tifozë.
Ndërkrohë pas thirrjeve forcat e sigurisë kanë kërkuar të boshatisej stadiumi pasi një pjesë e tifozëve kishin filluar të hyjnë. Nga ana tjetër tifozët kanë kundërshtuar vendimin me brohoritje.

Skuadra e Galatasarayit e cila pret Fenerbarçen ndodhet në vendin e 5-të të klasifikimit të superligës turke, ndërkohë Fenerbarçe është në vendin e dytë 3 pikë larg liderit të superligës, Beshiktashit i cili kryeson tabelën me 63 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button