Haradinaj: Mustafa e Thaçi e kanë lënë popullin pa para dhe me borxhe

Në tubimin mobilizues të opozitës i cili u mbajt në ora 14:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe Presidenti i shpallur pothuajse para një muaji, Hashim Thaçi tërë kohën po i bëjnë dëm Kosovës.

“Këta të dy e kanë shndërruar vendin në një zonë të pasigurt dhe e kanë bërë vendin poligon të hajnisë dhe krimit”.

“Ata e kanë lënë popullin pa para dhe me borxhe”.

Sipas  Haradinaj krerët e shtetit për ta shpëtuar vetveten po e harxhojnë Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button