Lirohet nga paraburgimi Gafur Dugolli (VIDEO)

Mbrëmë është liruar nga paraburgimi Gafur Dugolli. Ai gjatë daljes ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysaj, Qeverinë e Kosovës dhe spektrin politik shqiptarë në Maqedoni.

“Falënderoj gjithë spektrin politik në Maqedoni,, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë.”, ka deklaruar Dugolli.

Ai ka thënë se kushte në paraburgim kanë qenë shumë të këqija. “Gardianët janë sjellë mirë, kushtet e burgut janë të tmerrshme as në shtallë të kafshëve nuk është më keq”, ka shtuar Dugolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button