Princi Charles: Ballkani Perendimor do të ndryshojë duke kërkuar paqe të qëndrueshme

Duke iu drejtuar Asamblesë Kombëtare të Serbisë, ku ishte organizuar pritje solemne për përfundimin e vizitës dy ditore të princit Charles dhe bsashkëshortes tij, në Serbi, e cila u ndoq nga personalitete politike, ushtarake, shoqërore, kulturore dhe publike, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik, ai u shpreh se është kënaqësi e madhe që në Beograd sot ka mbajtur një fjalim të shkurtër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk është e nevojshme të them se ndjehem shumë mirë që jam kthyer dhe që jam sërish këtu. Gjatë katër ditëve të fundit në Kroaci dhe Serbi, gjatë gjithë kohës sërish u dëshmua se sa janë të lidhura historitë tona dhe e di se njësoj do të jetë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Këtë histori shpesh e kanë bërë burra dhe gra të zakonshme”, tha Charles.

Ai shtoi se shumë britanikë luftuan bashkë me ushtrinë serbe në Luftën e Parë Botërore dhe se misionet mjekësore britanike kishin ardhur në Serbi në Luftën e Madhe, ku shumë prej tyre vdiqën, duke mos dashur të shkëputen nga pacientët e tyre.

“Me pak fjalë, marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe Mbretërisë së Bashkuar po lulëzojnë në çdo aspekt dhe këtë e përcaktojnë njerëzit. Çdo shtet dhe shoqëri është e formuar nga e kaluara e saj, por ka pak vende në botë ku ndjehet pesha e historisë sikur në Ballkan. Askush nuk mund të injorojë këtë histori, por edhe më e rëndësishme është që mos mbeteni peng i kësaj historie”, theksoi princi.

Duke deklaruar se ai kujton pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e rinovimit të urës së Mostarit, Princi Charles tha se shkatërrimi i urës ka qenë një simbol i vuajtjes, dhimbjes dhe humbjes, por që rinovimi i saj ishte një sfidë e mundësive dhe shpresës.

“Tani është hapur një faqe në rajon, pas konflikteve të viteve nëntëdhjetë. Paqja dhe stabiliteti janë kthyer. Unë i kuptoj problemet me të cilat ballafaqohen vendet tuaja dhe përshëndes përpjekjet e bëra. Gjurmët e dhimbshme të historisë duhet të pranohen, por shtrohet pyetja si të kapërcehen këto, është i domosdoshëm dialogu në çdo nivel”, tha ai.

“Kam bindje të thellë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojnë duke kërkuar paqen e përhershme. Duhet patur guxim”, tha Princi Charles, duke shtuar se nuk nevojitet shumë për tu bërë, sepse ekzistojnë traditat e paqes dhe mikpritjes dhe se të rinjtë janë të hapur për rivendosjen e kontakteve me njëri-tjetrin.

“Uniteti më së miri ndërtohet përmes njohjes dhe pranimit të diversitetit”, tha Charles, duke shtuar se “pajtimi kërkon angazhimin e të gjithëve, si dhe mbështetjen e miqve nga të gjitha anët”.

“Ura e rindërtuar nuk ka kurrfarë kuptimi, nëse njerëzit nuk kalojnë mbi të. Sot dëshiroj të përshëndes të gjithë ata që kishin guximin në rajon të kapërcejnë hendekun mes dy komuniteteve të besimeve të ndryshme dhe brenda besimeve. Unë ju siguroj se Britania e Madhe është pranë jush deri sa jeni duke ndërtuar të ardhmen e përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton se të gjithë ne nëse ne jemi në Ballkan, në Mbretërinë e Bashkuar apo kudo tjetër, mund të gëzojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të avancuar. Së bashku ne mund të ndërtojmë të ardhmen”, tha Princi Charles në fund të fjalës së tij.

Sipas protokollit kjo ishte paraqitja e tij e vetme publike e princit Charles gjatë turit të tij rajonal, gjatë së cilës filloi me vizitën në Kroaci, tani në Serbi, kurse vizita e tij e radhës është në Kosovë dhe përfundon me vizitën e tij në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button