Daçiç: Lindja e shtyu Serbinë më afër Rusisë

Rusia, e cila e ka mbështetur Serbinë politikisht “në një mosmarrëveshje me Lindjen për shkak të Kosovës”, nuk e kundërshton ofertën e anëtarësimit në BE, citohet kryeministri serb, Ivica Daçiç në “Associated Press”.

Kryeministri serb, po ashtu pranon se fuqitë e perëndimit e kanë shtyrë Serbinë më afër Rusisë.

“Ata të cilët kritikojnë Serbinë për afrimin me Rusinë dhe për partneritetin që dy vendet tona kanë, duhet njëherë të pyesin veten se pse nuk i kanë ofruar një marrëdhënie të tillë Serbisë?! Unë vazhdoj t’i them Lindjes se Serbia ka nevojë për një partner edhe në vendet e lindjes…Por ata nuk janë të interesuar për këtë gjë”, -ka deklaruar Daçiç.

Daçiç tha se gazsjellësi, rrjedha jugore e kompanisë ruse Gazprom, që do ta transportojë gazin natyror rus në Evropë, duke e anashkaluar Ukrainën, do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ngrejë pozitën rajonale të Serbisë.

Me rastin e fillimit të punimeve për gazsjellësin, Daçiç këmbënguli se lidhjet tradicionale të Serbisë me Rusinë, nuk do të ndikojnë në integrimin në Bashkimin Evropian.

Pritet që gazsjellësi do ta fillojë punën në dhjetor të vitit 2015.

Ai do të transportojë deri në 63 miliardë metra kub të gazit në vit në Bullgari, Serbi, Hungari, Slloveni, Austri dhe Itali, në njërën degë, ndërsa dega tjetër shkon në Kroaci, Maqedoni, Greqi dhe Turqi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button