“Rusia po rrit krizën duke dërguar refugjatë në Evropë”

Ministri i Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek në lidhje me krizën e refugjatëve në Evropë, ka pohuar se Rusia po e rrit këtë krizë duke dërguar refugjatë në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zaoralek në një intervistë për gazetën Hospodarske Noviny, duke vënë në dukje se pas mbylljes së rrugës ballkanike refugjatët janë drejtuar drejt Evropës Perëndimore nëpërmjet Rusisë, ka tërhequr vëmendjen mbi rrugën e re të refugjatëve nga veriu në Evropë.

Kryediplomati çek duke akuzuar Rusinë për dërgimin e refugjatëve në Evropë u shpreh se “Rusia po e rrit këtë krizë duke dërguar refugjatët në Evropë. Rusët janë shumë aktivë duka na dërguar neve refugjatët nga rrugë të ndryshme si ajo e veriut”.

Rusia e cila mbështet ekstremistët e djathtë në Evropë, në të njëjtën kohë duke nxitur krizën e refugjatëve ajo akuzohet se ndjek një politikë për shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button