AAK akuzon mediat për spekulim me deklaratën e Haradinajt mbi fenë (video)

Departamenti i Informacionit i AAK-së, përmes një komunikate për media, ka dëshiruar të sqarojë rreth, siç thonë ata, “spekulimeve të fundit në kontekst të një interviste të kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, dhënë kohë më parë”, transmeton Zëri.

Zyra për informim e AAK-së thotë se redaksitë e disa mediave (portaleve) e kanë nxjerrë nga konteksti përgjigjen e kryetarit Haradinaj, me qëllime spekulative.

“Kryetari Haradinaj edhe një herë deklaron se orientimi dhe interesat tona kombëtare janë dhe kanë qenë gjithmonë në plan të parë, gjithnjë duke respektuar të gjitha besimet fetare në vendin tonë”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Portalb në shkrimin e publikuar, ku e ka të bashkëngjitur edhe videon, nuk ka spekuluar asgjë, por vetëm i është referuar deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me prononcimin e tij rreth orientimit të tij fetar, pa qëllim ofendimi, paragjykimi a spekulimi, siç deklaron Departamenti i Informacionit i AAK-së. Spekulim nuk mund të quhet një deklaratë publike e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button