Kardavi: Udhëheqësit arab, hajdutë të revolucioneve

Kreu i Unionit të Dijetarëve Mysliman, Sheikh Jusuf el- Kardavi u bëri thirrje të gjithë palestinezëve që t’i japin fund ndarjes së tyre dhe të bashkohen para se të gllabërohen nga Izraeli.

Gjatë një ligjërate, Al – Kardavi gjithashtu kritikoi udhëheqësit arabë , të cilët janë të zënë me gjoja se “frenimin e terrorizimit” në vendet e tyre, ndërsa kufijtë e shteteve të tyre janë duke u afruar kah Izraeli. Kardavi i përshkroi udhëheqësit arab si “hajdutë të revolucioneve” dhe u bëri thirrje atyre të ndalin shtypjen ndaj popullit të tyre, transmeton Mesazhi.

Kardavi tha se Izraelime dëshirë do të gllabëronte palestinezët dhe Xhaminë Aksa, port ha se palestinezët janë të fortë shpirtërisht, pavarësisht presioneve brenda vendit. Ai gjithashtu dënoi gërmimet e vazhdueshme nën xhaminë Al Aksa.

Kohët e fundit, kolonët izraelitë po mësyejnë pushtimin e Xhamisë Aksa pothuajse çdo ditë.

Ata po kërkojnë që Xhamia të ndahet mes muslimanëve dhe hebrenjve, për të shmangur përplasjet e mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button