Qeveria e Kosovës: I papranueshëm arrestimi i kosovarëve mbi bazën e fletarresteve serbe
Nga ana e tij, kryeministri Isa Mustafa, tha se Qeveria ka reaguar lidhur me këtë ngjarje dhe se tashmë mbetet një çështje e cila duhet të zgjidhet, transmeton Klan Kosova
Duke iu referuar faktit se Kosova ende nuk është anëtare e Interpolit, kryeministri Mustafa tha se kjo po bën që të ketë vështirësi për qasje në informata paraprake lidhur me listën e emrave që janë dhënë, më pas ato po hyjnë në sistem dhe vendet e caktuara po veprojnë sipas rregullave.
“Ne i konsiderojmë se veprimet e tilla janë të papranueshme”, shtoi ai, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje në mënyrë që Serbia të heq dorë nga këto veprime, dhe që pastaj ato të zgjidhen në suaza të rregullave ndërkombëtare.
LEXO PO ASHTU: Gafurr Dugolli mbetet në paraburgim