Mariah është “e pashpirt”

Vëllai i madh i këngëtares së mirënjohur, Mariah Carey, Morgan Caret, e ka quajtur motrën e tij “shtrigë të keqe”. Ai pretendon se Mariah Carey ka refuzuar të paguajë trajtimin mjekësor për motrën e tyre që po vdes. 51-vjeçari e ka quajtur motrën e tij edhe “të pashpirt” pas refuzimit të saj për të paguar operacionin e motrës tjetër.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun” ai ka folur për shëndetin e së motrës, si dhe deklaroi se Mariah beson se e gjitha bota rrotullohet rreth saj. “Ajo mendon se e gjithë bota rrotullohet rreth saj. Ajo është shtrigë e keqe, e pashpirt”, tha ai. Pasuria e Mariah Carey-t kap vlerën e 520 milionë dollarëve, ndërsa së fundmi ajo është fejuar me një miliarder australian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button