Bota dhe gjendja e saj i ka qëllimet e veta

Bota dhe gjendja e saj i ka qëllimet e veta, e neve na mbetet të ngjallim në veten tonë pikëpyetjet më të mëdha që ka parë njerëzimi ndonjëherë. E ky shkrim është aq eksplicit, i zhveshun e tashmë po ecën zbathun nëpër sytë  e tu, pa u orvatur truri yt në deshifrimin e sipër, nejse të kthehemi tek bota. Këto pikëpyetjet, të gdhendura apo jo, të zverdhuna apo të skuquna, të bardha apo të zeza, t’vuajtuna apo t’lumnueme, e kanë marrë një rrugë e çdo kujt diçka thellë n’zemër e ngacmon !
Pak dashnia e pak urrejtja e ndoshta ma shumë largësia, po kush dreqin i vuri kufinjtë ? Së pari këta kufijë ndajnë shtete,  qytete,  e mu m’duhet me pasë vizë jo vetëm për qytete por edhe për zemra, se kshtu na ishin krijue urrejtjet për të tjerët, ngase kufinjë asht dasht me kalue. Punë e madhe se t’i edhe tan ai milet n’konaket e juaja keni pleçnue punë pa arsye, e me shumë gjasa, nga kandi juaj si kryeplak, unë jam gabim ! Si çdo fillim i një ndryshimi, qoftë ide, llaf, tesha t’veshuna sa ma gjerë e gjatë, kanë me thanë : Mos dil prej feje se kanë me t’qeshë hallku, e llafi për ty ka me mrri n’fun t’katunit!

Qysh t’bojnë këto tradita me u mshel me nji kuti, ku drita shumë pak hyn, e leje ma t’flasim kufijt me i thy. Shumë habere vijshin e shkojshin, se s’ban kshtu po kshtu, qika e filanit ish martu me nji t’huej, e mjer familja e mjer na! Kso muhabeta n’oda kahere janë ba, e veq me nji vesh i kam ndigju se tjetrin e kam pas tu i thurr planet kufijtë e ksaj bote qysh me i masakru. Tuj fillu prej kufinit tokë e Qiell. Ka ken marre me fol për fe, e me u ba hoxhenic, e po t’ja kishe përmen Qiellin, ishe qujt fika e shpis ! Kto masakrime kahmoti i pata ba, e bisedat me Qiellin n’veti i bojsha, e kujt as nji llaf s’jau kallxojsha, se boll marre me i kallxu, ishin çmend kur t’kishin marrë vesh që me Qiellin jam tuj bisedu. Kufiri tjetër që kam dasht me e shfaros, asht mes Shkupit e qytezës sime, se shumë po ankohen njerzit, larg po jetoni ju. E mos t’kish egzistu ky kufi moti kohë të kaltërtën e kisha ba dashni. Po boll marre me t’ndigju njerzit se për kufi e len dritën e syve me tu ba zi. Paj kshtu njerzimi mendon, bota lloj lloj pasqyra posedon, disa shikohen nga jugu e disa nga perëndimi.

E ksaj bote kufitë ia kisha zhduk atëherë kur për herë t’parë nëpër lloç nga plumbat ikshim. E sot, sa e sa njeri eshtnat i lan me lotë. Boll poshtërsi me i lanë tan atë milet me vdek tuj hjek veç pse paska kufij! Pikëpyetje, e sa shumë pikpyetje , besa edhe shumë përgjigje po zare marre me fol ma shumë, se thojnë koka trenu, e hiç menja s’po i punojke, a thuhet kufijtë me i zhduk ? Nji gja kufijë kurrë s’ka me pranu, asht zemra që din situatat me i menaxhu, e prap bota e qorton e kufij i vëndon, e paramendoi lutjet mes ty edhe Krijuesit që shtat kat qiej i shpojn. Kufinjë nuk egzistojnë !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button