Dugolli mbetet në paraburgim, ministri Jashari heshtë

Ende asnjë prononcim nga ministri i Drejtësisë Adnan Jashari për rastin e arrestimit të shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, raporton Portalb.

Redaksia jonë ka tentuar ta merr në telefon ministrin për prononcim po ky i fundit është i pakapshëm. Nga zyra e tij për informim na njoftuan se ministri ende nuk ka qëndrim në lidhje me rastin dhe se në moment kur do të ndërmarrin diçka do na informojnë.

Dugolli është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Maqedoni. Dhe, deri tani kanë kaluar 48-orët ligjore për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshme juridike.

Nga partitë politike deri më tani vetëm Lëvizja Besa ka kërkuar shpjegim nga ministri i Drejtësisë.

Gjykata Themelore në Shkup, i ka vazhduar masën e paraburgimit të shkurtër Dugollit edhe për 48 orë shtesë me arsyetimin se po bëjnë vërtetimin e identitetit.

“Ndaj këtij vendimi të Gjykatës, avokati mbrojtës ka parashtruar ankesë e cila në afatin e paraparë me ligj i është dorëzuar Këshillit Penal të gjykatës së lartpërmendur e cila ka hedhur poshtë ankesën si të pabazë dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, deklaruan nga Gjykata Themelore në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button