Atë që çdo grua muslimane duhet t’ia thotë burrit të saj

-Burri im i dashur tashmë ti je caktimi im me të cilin jam e kënaqur, ngase të ishe burri im, ishte vullneti im, por mbi t’gjitha vulë nga Allahu.

-Unë shoh shumë fitne dhe vështirësi, dhe ajo që duhet të bëjmë ne është të qëndrojmë bashkë në çdo situatë duke e përkrahur njëri-tjetrin duke e këshilluar, dhe të bëjmë saber për çdo gjendje që Allahu ka vendosur ta kemi.

-Dua të jem nje grua e mirëfilltë muslimane dhe të kem frikë Allahun shumë, andaj nuk të kërkoj jetë luksoze me salltanate dhe nuk të kërkoj gjëra të cilat ti nuk mund t’mi plotësosh por të kërkoj vetëm atë që e kemi të domosdoshme dhe atë që vetëm në Islam aprovohet.

-Unë nuk jam nga ato që të ndikohem nga femrat tjera për gjendjen të cilën e kanë ato, andaj dua ta dish qe jam e kënaqur me atë që kemi, e na ka mundesuar Allahu. Dua që të jemi perkujtues shpeshherë i kohës se të Dërguarit (alejhi selam) i cili nuk ka pasur kushtet që tani ne i kemi por për ata ishte prioritet të fitohej kënaqesia e Allahut dhe të mposhtet pasioni i dunjasë sepse kënaqesitë e përjetshme janë në botën tjetër. Dua kështu ngase dua të jemi dhe banorë të Xhenetit, të dy sëbashku, duke e arritur me ndihmën e krijuesit dhe perkushtimin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button