Clinton dhe Sanders fajësojnë Trump për dhunën në tubimet e tij politike

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, kandidatët nga radhët e demokratëve për garën presidenciale, fajësuan republikanin Donald Trump dhe rivalët për inicimin e dhunës që më parë shpërtheu në tubimin e tyre politik në Chicago dhe Kansas City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këto dy qytete gjatë fundjavës shpërthyen përleshje të simpatizantëve të Trump-it dhe demonstruesve, ku si pasojë tubimet u anuluan.

“Është e qartë se Trump po zhvillon fushatë të ‘nxitjes’ të një grupi të amerikanëve kundër tjetrit. Ai vepron nën hijen e urrejtjes dhe frikës. Ai në fakt inicion dhunë. Nuk mund ta bëni Amerikën të madhe ashtu që të shembni gjithë atë që në fakt e bën të madhe”, deklaroi Clinton.

Nga ana tjetër, Sanders e quajti Trump-in “gënjeshtar patologjik” si përgjigje e pohimeve të Trump-it se simpatizantët e tij janë përleshur me simpatizantët e Sandersit.

“Në të vërtet i shmangem mosrespektimit të zyrtarëve publik, por Donald Trump është gënjeshtar patologjik. Ai duhet t’u drejtohet simpatizantëve të vet dhe t’u thotë se dhuna në procesin politik në Amerikë nuk është e pranueshme”, tha Sanders

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button