Turqi, për 6 muaj, rreth 250 të vdekur nga sulmet terroriste (VIDEO)

Turqia sërish cak i terroristëve. Bota është shokuar mbrëmë kur një sulm me makinë bombë ndodhi në Ankara. Rreth 24 persona mbetën të vrarë, ndërsa 125 të tjerë janë lënduar e 19 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ky është sulmi i tretë terroristë që ka ndodh në 6 muajt e fundit në Ankara.

Një shpërthim tjetër i fuqishëm kishte ndodhur në kryeqytetin e Turqisë edhe me 17 shkurt 2016.

Nga ky sulm kishin mbetur të vdekur 28 persona dhe rreth 60 të tjerë ishin plagosur.

Eksplodimi ndodhi në kohën kur një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kohës kur pranë mjetit po kalonte një autobus me ushtarë turk në bord, transmeton Klan Kosova.

Një sulm tjetër më i madh terrorist kishte ndodhur në Ankara edhe me 10 tetor 2015.

86 persona kishin vdekur, ndërsa në 186 kishte shkuar numri i të plagosurve.

Shpërthimet patën ndodhur pranë stacionit qendror të trenave në kryeqytetin turk ndërsa objektiv i tyre ishte një paradë e organizuar për paqen duke bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin separatist kurd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button