LD: Evidentimi amë, bazë për fshirjen e votuesve fiktivë

Lidhja Demokratike vlerëson se duhet plotësisht të bashkëpunojnë institucionet shtetërore me KSHZ-në për ta pastruar Listën Zgjedhore , ndërkaq për fshirjen e votuesve fiktivë propozon që si bazë të merren regjistrat amë, njofton Portalb.

“Lidhja Demokratike propozon që për pastrimin e votuesve fiktivë të bazë të merren regjistrat amë, gjegjësisht nëpërmjet vërtetimit të drejtpërdrejtë të evidentohen gabimet në Listën Zgjedhore”, thonë nga LD-ja.

Lidhja Demokratike kërkon nga KSHZ, që të përgatisë dhe të dorëzojë raport për rezultatet e pastrimit të Listës Zgjedhore deri ne Kuvendi i Maqedonisë. Njëkohësisht LD-ja, kërkon që me këtë raport KSHZ-ja, të tregojë edhe për problemet e saja gjatë kryerjes së detyrës, obstruksioneve dhe rezistencës së saj. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button