Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut në vendet ultësinore, ndërkaq në ato malore me reshje të dëborës, njofton Portalb.

Gjatë ditës, gjithashtu edhe erë të mesme veriore, ndërkaq temperaturat do të jetë të ngjashme me ato të ditës së djeshme.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 13 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, me vranësira mesatare dhe gjatë orëve të mëngjesit me reshje të shiut, ndërkaq gjatë ditës reshjet e shiut do të ndalen. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button