Shkëndija se bëri “hesap” Metalurgun (Video)

Skuadra ‘kuqezi’ merr suksesin e rradhës, duke mundur 0:4 Metalurgun në Shkup, në ndeshjen e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Përveç tre pikëve dhe dy golave të Radeskit, spikat paraqitja tjetër e mrekullueshme e Ennur Totres, që gjen golin debutues në kampionat (ka shënuar në Kupë), si dhe debutimi i 17-të vjeçarit, Arbin Zejnullai, që asistoi në golin e katërt të Alimit.

Shkëndija që në fillim nisi e orientuar në sulm në kërkim të epërsisë së shpejtë, ndërsa Metalurgu me gjithë forcat mbrohej e vendosur në pjesën e vet. Radeski u kanos i pari me kokë, ndërsa më vonë portieri Iliq ndali dy tentime të Ibraimit. Ndryshimi do të vinte në minutën e 13-të kur Ibraimi harkoi nga gjuajtje e lirë, ndërsa Radeski me prekje të lehtë drejton topin në këndin e portës vendase, për epërsi 0:1 të Shkëndijës.

Në vazhdim loja u zhvillua në pjesën e Metalurgut të vendosur në mbrojtje, mirëpo tereni i vështirë nuk lejonte lojë më të mirë. Radeski dhe Alimi kishin nga një tentim të pasukseshëm, ndërsa në anën tjetër Zahov me kërcim të bukur ndali kanosjen e vetme të vendasve në pjesën e parë, nga ana e Gjakovacit. Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi me tempo edhe me të fortë, duke shfrytëzuar edhe lodhjen në taborin e kkundërshtarit. Në minutën e 52-të Zhunior fiton një duel ajror duke drejtuar topin për Totren, i cili depërton në zonë dhe me finalizim të bukur shënon për 0:2.

Metalurgu u pa i dorëzuar ndërsa pas disa rasteve të humbura, në minutën e 68-të goditja e Zhuniorit arrin për Radeskin, i cili në rënie realizon për 0:3. Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 88-të pas një aksioni të bukur të Alimit dhe kombinimit të dyfishtë me Zejnullain. I riu me një prekje nxjer Alimin vetë para portës, ndërsa kumanovari shënon për 0:4.

Përkundër 4 golave vlen të ceket minuta e 86-të kur në një aksion dy herë goditet traversa vendase, fillimisht pas tenimit të bukur të Alimit, ndërsa disa sekonda më vonë Totres. Gjithsesi, Shkëndija vazhdon ecurinë pozitive, me efekt të 100% të fitoreve dhe pa gol të pranuar në pranverë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button