Shkupi kala e pamposhtur në Çair, Shkëndija shkriu “xehetarët” (FOTO)

 

Skuadrat shqiptare me sukses e kanë mbyllur javën e 22-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme. Derbi i javës është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup, ku skuadra bardhekaltër ka vazhduar me paraqitje të suksesshme në këtë kampionat duke marrë tri pikë ndaj Sileksit dhe duke u ngjitur në pozitën e tretë. Shkupi ka fituar falë një goli në minutën e 48-të, të shënuar nga Filip Petkovski, për të cilin është dhe goli i parë zyrtar në fanellën e bardhekaltërve.

Edhe Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore, duke mos pasur asnjë problem ndaj ekipit të fundit në tabelë, Metalurgut, duke i mundur me rezultatin 0:4. Marjan Radeski ka shënuar golin e parë për kuqezinjtë në minutën e 12-të, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Enur Totre shënoi në minutën e 51 për 2:0, ndërsa Radeski në të 69-tën shënoi golin e dytë në takim për te, e të tretin për skuadrën. Rezultatin përfundimarshënoi kumanovari i Shkëndijës, Armend Alimi.

Fetsa e futbollistëve të Shkëndijës
Fetsa e futbollistëve të Shkëndijës

Në ndeshjet tjera Vardari ka shënuar ndaj Mlladost CD 3:0 si mysafire, Bregallnica-H.Turnova 2:0 dhe dje Rabotniçki-Renova 0:0

Tabela:Vardari 55 pikë, Shkëndija 50, Shkupi 34, Sileksi 33, Rabotniçki 32, Bregallnica 23, Renova 22, Turnova 21, Mlladosti 16 dhe Metalurgu 13 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button