Gjykata vendos arrest shtëpie për mësuesin që dhunoi 12 fëmijë

Gjykata e Dibrës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mësuesin Agim Muça që dhunoi 12 nxënës të klasës së tretë fillore në shkollën e Ostrenit në Bulqizë pikërisht në Ditën e 7 Marsit.

Si për ironi, ditën e festës së profesionit që kishte, mësuesi ishte dehur dhe i qëlloi të vegjlit me drutë e sobës në kokë dhe shpatull, ua shkuli veshët dhe u përplasi kokën në dërrasën e zezë. Ngjarja, sipas fëmijëve dhe prindërve ishte e përsëritur.

Pasi një prej fëmijëve u lëndua rëndë, një vajzë që përfundoi në spital me shenja dhune dhe tronditje, mësuesi u denncua nga prindi dhe u arrestua.

Mësuesi 63-vjeçar Agim Muça që u arrestua para dy ditësh se kishte rrahur 12 nxënës me drutë e sobës, ka mohur në polici akuzat dhe thotë se e gjithë ngjarja është e trilluar nga kushërinjtë e tij me të cilët thotë se ka konflikte pronësie.

Agim Muça mohon gjithashtu që njërën nga nxënëset ta ketë dhunuar në kokë, ndryshe nga sa thotë policia, e cila deklaron se nxënësja ka fraktura në kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në shkollën 9-vjeçare më fshatin Orzhanovë të Bulqizës dhe burimet thonë se mësuesi 63-vjeçar ishte i dehur kur rrahu nxënësit. Për këtë ngjarje ai u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua.

Por, para se të jepte dëshminë para policisë, ai u ka kërkuar uniformave blu që t’i jepnin një gotë konjak.

REPORTAZH – Në Ostren, ku mësuesi i binte me dru në kokë, Elës, Blendit, Zamirës dhe Zenepes së vogël

“Janë Ela, Blendi, Zamira dhe Zenepa. Ai i rref se nuk vijnë në shkollë. I kap për veshësh dhe ua plas kokën për dërrase”. Ky është rrëfimi i një fëmije, nxënës i klasës së tretë që tregon se çfarë ka ndodhur në klasën ku mësuesi i pirë shkon e merr drutë që duhen për tu futur në sobë që të ngrohen fëmijët dhe i godet në pjesën e kokës.

ostreni-bulqizeHistoria e frikshme vjen nga Ostreni, një fshat i Gollobordës, që me sa duket vetëm një akt barbar do të bënte shtetin të kthente vështrimin andej dhe t`i mësonte emrin në një periudhë jo fushate.

Agim Muça, 63 vjeç, mësues prej një jete është bërë protagonist i një dhune çnjerëzore me fëmijë të moshës 8-9 vjeç në Ostren, duke lënë me plagë katër prej tyre, ndërsa janë lënduar të gjithë nxënësit që kanë qenë të pranishëm në momentin që ka shkuar në klasë mësuesi i alkoolizuar me raki.

Askush për gjatë ditës së djeshme nuk ka bërë me dije se ku dhe më kë kishte pirë deri në atë masë mosreflektimi mësuesi Agim Muça, ndërsa dje familjarë të fëmijëve të dhunuar por madje edhe vetë nxënësit kanë treguar se Muça ishte i tillë prej vitesh.

Drejtuesi i shkollës ishte treguar i shpejtë duke reaguar dhe pushuar nga puna me dijeni të drejtorisë arsimore të Bulqizës mësuesin pijanec dhe të dhunshëm, ndërsa ka qenë i pashmangshëm reagimi i të gjitha instancave për shkak se katër prej fëmijëve kanë mbërritur në spital me plagë në kokë nga përdorimi i drurit nga ana e mësuesit. Dje ka reaguar dikasteri i arsimit me dy zërat kryesor të tij, të cilët kanë dënuar ashpër aktin makabër të mësuesit që jepte mësim prej dekadash në zonën e Ostrenit.

Ngjarja

Mësohet se gjithçka ka ndodhur mesditën e festës së mësuesit. Agim Muça ka shkuar rreth orës 11.30 në ambientet e klasës së tretë dhe ka qenë në gjendje të dehur. Ai ka nisur të rrahë fëmijët e mitur me shpulla dhe më pas, ndaj katër prej tyre ka përdorur edhe ca dru që ishin afër një sobe që përdorej për ngrohjen e fëmijëve. Ngjarja është mbajtur e fshehur deri ditën e djeshme edhe pse katër fëmijët kanë qenë në gjendje të rëndë, e madje një vajzë mësohet se edhe ditën e djeshme ka qenë në gjendje shoku, që nga 7 marsi, dita ku festohet pikërisht për mësuesin. Familjarët kanë bërë me dije për mediat lokale se në fakt Muça është një njeri i dhunshëm dhe se fëmijët i torturon, por që askush nuk ka marrë asnjë masë për të. Madje prindërit janë edhe në dijeni të metodave të dhunshme që përdorte mësuesi ndaj fëmijëve, por nuk kanë patur kujt t`i ankohen e për pasojë Muça ka vijuar praktikën e vet të të pirit dhe më pas të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve të mitur që ishin fatkeqësisht nxënës të tij. Tashmë Muça është vënë në pranga dhe është përjashtuar nga mësimdhënia, ndërsa ministrja e Arsimit bëri me dije mbrëmë se ngjarja do të hetohet dhe investigohet për të nxjerrë para ligjit të gjithë përgjegjësit për aktin e paprecedentë që ka ndodhur në Ostren.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button