Fëmijët sirianë vazhdojnë arsimimin e tyre në shkollat e “shpresës”

Fëmijët sirianë të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës vazhdojnë mësimin nën kujdesin e mësuesve vullnetarë në shtëpi, godina të braktisura apo në çadër. Mësuesit vullnetarë i konsiderojnë këto shkolla si “shpresë”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Fshati Gidfe i cili gjendet në Idlib dhe i cili është nën kontrollin e opozitarëve është kthyer në një strehë për shumë sirianë. Fëmijët e sirianëve të ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të regjimit dhe atyre ruse mësojnë në vende të improvizuara si shtëpi, godina të boshatisura apo në çadra. Ndërkohë mësuesit i quajnë këto shkolla të improvizuara ”shpresë”.

Në shkollën e “shpresës” e cila kë nxënës nga klasa e parë deri në të tetën punojnë mësues vullnetarë, por nevojat e tyre janë të mëdha.

Raid el-Dahr, mësuesi i cili jep mësim për nxënësit e tij në një shtëpi fshati tha për gazetarin e AA se: “Në orarin e mësimit familjarët dalin jashtë dhe kur përfundon mësimi kthehen përsëri në shtëpi. Kapakun e furrës e përdorim për dërrasë të zezë. Patjetër që kemi shumë nevoja. Shkollat nuk kanë asnjë ndihmë dhe mësuesit e tyre janë vullnetarë. Largesa e shkollave na bëri të shkojmë drejt një zgjedhje të tillë”.

Krahas fëmijëve të ikur nga shtëpitë e tyre dhe të strehuar në këtë fshat mësojnë edhe nxënës të cilët janë banorë të këtij vendi. Në dhomat e kthyera në klasa numri i nxënësve shkon deri në 40. Familjet që kanë dhoma shumë japin një për të mësuar fëmijët.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button