21 kosovare viktima të trafikimit

Vetëm gjatë periudhës 1 janar deri 20 maj të këtij viti, PK-ja ka identifikuar 26 viktima të trafikimit, nga të cilat 21 janë shqiptare nga Kosova, 1 serbe dhe 4 shqiptare nga Shqipëria.

Kurse në periudhën janar- qershor të vitit 2012, Policia e Kosovës ka arrestuar 135 persona.
Trafikimi me qenie njerëzore mbetet çështje problematike dhe serioze, por edhe shqetësim serioz për vendin tonë.

Brahim Sadriu, zëdhënës i PK-së ka thënë se sa u përket rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, Drejtoria e Policisë së Kosovës – Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore vazhdimisht merret me trajtimin e këtyre rasteve.

Ai tha se PK-ja bashkëpunon edhe me inspektorët komunalë ose qendrorë gjatë kontrollimit të lokaleve, pasi nëse kanë informacion se në lokale të caktuara postohen njerëz për të punuar dhe kryejnë një shërbim tjetër, me këtë rast ku ka informacion bastisen ato lokale dhe kontrollohet dokumentacioni i punës dhe i personave, që dyshohen se kryejnë veprimtari të prostitucionit.

Sadriu ka shtuar se numri më i madh i rasteve janë rastet si marrje me prostitucion, ose aranzhim i shërbimeve seksuale kundrejt një pagese, dhe se këto raste gjithmonë shkojnë në prokurori me kryerës të njohur./Kosova Sot

Lajme të ngjashme

Back to top button