Konfirmohet: Lugina ndërpretë bisedimet me qeverinë serbe

Liderët politik shqiptarë kanë marrë sot qëndrim unik që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërish shqiptarët e Luginës.

Ky vendim i liderëve shqiptarë vjen pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .

Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykatë dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë njeh më pak se 1000 shqiptarë.

Sipas kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhur, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.

Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë, shkruan tituli.

Sipas liderëve politik shqiptarë, bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button