?James Rubin: Krahu i luftës të largohet nga pushteti

Është kthyer në Kosovën krenar që e ka ndihmuar këtë vend 14 vjet më parë, merita të mëdha i jep edhe miqve të tij të UÇK-së të cilëve u është mirënjohës për kontributin dhënë Kosovës. Por, sot më shumë se një dekadë nga përfundimi i luftës, ish-diplomati amerikan, James Rubin shpreson se duhet të vijë

koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.

“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”, ka thënë ish diplomati amerikan James Rubin në intervistë për zërin.

Ai porositë se sido që të të jetë e ardhja e tyre në pushtet ata duhet të punojnë shumë që vendi të zhvillohet e të mos lejojnë që gjendja e rëndë sociale të shfrytëzohet nga grupe radikale fetare. Ai kujton se gjatë luftës ka pasur shtete evropiane që e kritikonin ashpër Amerikën se po mbështet një vend që ka rrezik të bëhet shtet radikal islamik.

Lajme të ngjashme

Back to top button