Maqedoni, s’ka më çmime sipas qejfit

Projekti i vlerësimin masovik të patundshmërive në Maqedoni pas dy vitesh duhet të ofrojë pasqyrë të vlerës, ofertës dhe kërkesës në treg të truallit bujqësore apo ndërtimor, objektit afarist, banesës apo shtëpisë. Me këtë, do të caktohet kufiri i çmimeve në zona përkatëse dhe jo si deri më tani kur kush sa ka dashur ia ka vendosur çmimin një parcele apo objekti të caktuar, shkruan KOHA.

Maqedonia pas dy vitesh duhet të nis me Regjistrin e çmimeve të tregut me të dhëna për të gjitha llojet e pasurive të patundshme. Projekti që realizohet nga Agjencia e Kadastrës në bashkëpunim me Odën e vlerësuesve dhe me asistencë suedeze, paraqet vlerësimin masovik të patundshmërive në Maqedoni që në 2018-tën duhet të ofrojë pasqyrë reale të vlerës, ofertës dhe kërkesës në treg të truallit bujqësore apo ndërtimor, objektit afarist, banesës apo shtëpisë. Krahas qytetarëve, nga vendosja e një sistemi të tillë do të kenë dobi edhe një numër i madh i institucioneve dhe bizneseve private.

Me vlerësimin masovik duhet të përfshihen 800 mijë objekte dhe katër milion parcela, ku do të duhet të përcaktohen dhe grumbullohen numër sa më i madh i informacioneve cilësore, me qëllim që pas dy vitesh të mund të përgatiten çmime për çdo objekt ndaras.

Njohësit e tregut të patundshmërive në Maqedoni thonë se vetëm pas përfundimit me sukses të projektit mund të presim benefite më të mëdha, duke marrë parasysh se me vlerësimin masovik duhet të përfshihen 800 mijë objekte dhe katër milion parcela.

Sipas ekspertëve të huaj, me vlerësimin masovik nuk do të ketë hapësirë për malverzime që të mbivlerësohet apo nënvlerësohet vlera e pronës. “Informacione të tilla janë të rëndësishme për ekonominë e një vendi. Nëse ndonjë pronar i ndonjë pasurie të patundshme posedon informacion të mirë për vlerën, ai lehtë mund të shkojë në bankë dhe të marrë hua në bazë të kredisë hipotekare.

Prej muajit mars e deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar janë regjistruar mbi 20 mijë transaksione të pasurive të patundshme, ku 60 për qind prej tyre janë shitblerëse dhe 40 për qind janë për qira. Nga të dhënat e përpunuara, në Shkup janë evidentuar 552 banesa me çmim mesatar të banesës për metër katror prej 51.870 denarë, në Manastir mesatarja e metër katror është 31.555 ndërsa në Shtip është 30 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button