Refugjatët do të presin deri më 18 mars për vendim përfundimtar të BE-së

Të vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm, disa në tenda, disa nën qiell të hapur në baltë dhe mot të ftohtë mbi 13.000 refugjatë në Idomeni pritnin vendimin nga Brukseli nëse do t’u lejohet të vazhdojnë rrugën për në Gjermani ose jo.

Situata sot në mëngjes është edhe më e keqe. Baltë, mjegull, tenda dhe rroba të lagura që thahen nëpër drunj.

Mijëra refugjatët edhe kushteve të motit qëndrojnë aty ndërsa OJQ-të druajnë se për shkak të motit të ftohtë mund t’u përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore ndërsa edhe kushtet higjienike nuk janë në nivelin minimal, njofton Portalb.

Para se të bie shi, qindra emigrantë protestuan në hekurudha në shenjë revolti pas vendimit që mos të lëshohen sepse vijnë nga qytete të Sirisë të cilat nuk konsiderohen vende lufte.

Për vendimet përfundimtare refugjatët do të presin deri më 17-18 mars, për kur liderët evropiane do t’i saktësojnë detajet finale. Bisedimet maratonë në Bruksel për krizën me refugjatët përfunduan me marrëveshje themelore mes BE-së dhe Turqisë për uljen e numrit të refugjatëve që lëshohen drejt Greqisë.

Pas më shumë se 15 orë bisedime, pikat e arritura mes Brukselit dhe Ankarasë janë Turqia t’i pranoj prapa të gjithë emigrantët ilegal nga Greqia dhe ishujt grek, që do të transportoheshin në kurriz të BE-së, që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të regjimit të vizave për Turqinë, përshpejtimin e procesit për dërgimin e ndihmës financiare prej 3 miliard euro për Turqinë dhe që të hapen kapitujt të ri për bisedimet aderuese.

Pala greke vlerëson se është arritje që BE është fokusuar për arritjen e marrëveshjes me Turqinë sesa për vendimet e grupit të Vishegradit për mbylljen e rutës ballkanike. Kryeministri Aleksis Cipras theksoi se në Samit nuk është izoluar Greqia, por shtetet që kanë dashur ta izolojnë nga BE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button