Aktakuzë ndaj tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Prokuroria për krime të luftës e Serbisë ka njoftuar sot se e ka ngritur aktakuzën kundër tre ish ushtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë nga Peja për shkak të dyshimit se kanë kryer krime lufte në fshatin Lubeniq të Pejës.

Janë akuzuar pjesëtari i tashëm i xhandarmërisë serbe Vladan Krstoviq i quajtur ”Xhuxha”, Lazar Pavloviq, i quajtur ”Lazo” – me profesion shofer, dhe Milan Ivanoviq, i quajtur “Miqko”, tregtar, theksohet në kumtesë.

Sipas aktakuzës ata, bashkë me pjesëtarët e Togut ndërhyrës të detashmentit 177 ushtarako-territorial kundër të cilëve është duke u zhvilluar shqyrtimi kryesor në lëndën “Qyshka”, 1999, i kanë varë të paktën 46 civil të nacionalitetit shqiptar ndërsa 11 i kanë lënduar rëndë.

Këtë e kanë bërë këtë bashkë me Nenad Lekiqin i cili gjendet në Suedi dhe dorëzimin e të cilit po e kërkon Serbia, me Predrag Vukoviqin i cili është në arrati dhe me persona tjerë të panjohur, transmeton RTK.

Aktakuza i ngarkon edhe për deportim me dhunë të grave, fëmijëve dhe pleqëve për Shqipëri, kur i kanë djegur shtëpitë familjare dhe kanë shtënë me armë mbi kokat e tyre derisa civilët kanë ikur drejtë kufirit të Shqipërisë, thuhet në kumtesë dhe shtohet se kjo Prokurori e ka ndriçuar ngjarjen (masakrën) në Lubeniq në bazë të dëshmive të dy dëshmitarëve të mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button