Shiu në Idomeni shkakton protestë të refugjatëve

Në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, për shkak të pritjes së gjatë në kushte të vështira për të kaluar kufirin, bashkë me reshjet e shiut qindra refugjatë filluan të protestojnë me flamurin gjerman në dorë, duke kërkuar ndihmë nga Angela Merkel dhe Gjermania, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi protestues i përbërë nga refugjatë sirianë dhe irakianë kërkojnë që të hapen kufijtë dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre, sepse nuk mund të mbijetojnë në këtë kamp me kushte të mjerueshme për jetesë, për të cilën thonë se është edhe më keq se sa vendet nga vijnë.

“Ne kërkojmë të hapen kufijtë, sepse disa tashmë që dy javë ditë ndodhen këtu. Nëse ata nuk hapin kufijtë nuk e di se çfarë do të bëjmë. Disa prej tyre duan të kthehen në Siri, sepse mendojnë se situata në Siri është më mirë se në Idomeni”, u shpreh një protestues.

Në qendrën për pritje të refugjatëvë në Idomeni janë të vendosur rreth 13 mijë refugjatë, prej të cilëve rreth 4.500 janë fëmijë. Përpos vuajtjeve për ushqim, trajtim mjekësor apo higjienë, tendat e vogla të refugjatëve gjatë reshjeve të shiut mbushen me ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button