Thaçi: Testi europian rikonfirmohet me 1 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka qenë një mundësi e mirë që Kosova të prezantojë të gjitha të arriturat e saj në tre mujorin e fundit të fuqizimit dhe konsolidimit të saj.

Kreu i ekzekutivit të vendit, ka ripërseritur se Kosova me 3 nëntor me organizimin e zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike, ka kaluar testin evropian dhe kjo do të rikonfirmohet edhe me 1 dhjetor në balotazh.

“Dua të njoftoj opinionin e gjerë në Kosovë se pjesëmarrja e Kosovës në mbledhjen e radhës të KS të OKB-së, ka qenë një mundësi e mirë për shtetin e Kosovës që të prezanton të arriturat e saj në tre mujorin e fundit, në procesin e konsolidimit, forcimit dhe fuqizimit të rolit të saj ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, për procesin e organizimit të zgjedhjeve të lira demokratike me standarde ndërkombëtare me 3 nëntor, si dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe komunat në veri, Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok dhe në Veri të Mitrovicës, për çka kemi marr një besim të lartë nga KS, për organizimin e zgjedhjeve, të lira dhe me pjesëmarrje shumë të lartë, do të thosha rekord për popullatën që jeton në Kosovë apo banorët që kanë të drejt për të votuar. Andaj Kosova me 3 nëntor por edhe rivotimi në tri qendra në veri e ka dhënë testin evropian dhe pritet të konfirmohet me 1 dhjetor”, ka thënë Thaçi.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka falënderuar të gjithë spektrin politik, por edhe gjithë qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësinë që kanë treguar në këtë proces, jashtëzakonisht të rëndësishëm për ndërtimin e se ardhmes evropiane të Kosovës.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe disa projektligje dhe vendime.

Lajme të ngjashme

Back to top button