Mafia në Shkup, tezga në…Hamburg

Kam përshtypje se shqiptarët kurrë s’kanë për ta marrë vesh: për shkak se ata as brenda janë, as jashtë janë. Pardon, janë be, si s’janë: pak brenda, më shumë jashtë (brenda, në Shkup, e kanë fabrikën e pasaportave, në Hamburg i kanë – tezgat!)…Ec e merre vesh: “Cësto, NATO!” “FBI”…atje te qoftë!… Dhe: Ylli i akshamit. 

Po të pyesim ndonjë lexues poezie sot, jam i sigurt se në 100 një do të dijë diçka për gjuetarin mitologjik, për yllësinë, për yllin që ndriçon në Shkup e shihet në Hamburg. Po të pyesim, konkretisht, ndonjë politikan shqiptar se çka është “Orion”, ata do të të përgjigjen me pyetjen: “mos është Orient-ekspresi?”…

Ka edhe më, por le të japim këtë lajm-bombë: Të enjten në Hamburg policia gjermane kishte kapur tamam 4.152 shqiptarë me pasaporta të falsifikuara në një “fabrikë” të Shkupit. Tani, manifaktura edhe nuk është me rëndësi se ku gjendet – a është në Çarshi apo në shtëpi (në Haraçina City) – kryesore është që “poezia e policisë” kishte marrë dhenë dhe ajo ishte dëgjuar me notën-pesë (shkëlqyeshëm). Vetëm në Hamburg kurrgjë hiç, në asnjë Polizeibericht (raport policie) nuk u dha lajmi se “aksioni ishte i suksesshëm”. Ku lavdërohen gjermanët! Ata veç punojnë; trukshëm, ama punojnë.

“Orioni” i Shkupit vetëm në Bruksel nuk shihet. Atje ka shkuar, po të enjten, ministrja e Punëve të Brendshme të tregojë se “ushtrimet po shkojnë mirë”, se sistemi po funksionon e kështu me radhë. Sidomos kur pass-ofiçinën, dhe të të gjitha kopjaturave të tjera, e ke në Shkup, ndërsa gjithë miletin tënd pa dokumente në dorë (?!) në – Hamburg. Te Skelja, ku tjetër.

Hajde mo’ lu’j! O yll i akshamit, o mit!Evet, kardash, evet!

Problem edhe me nxënësit turq? Në Banskë të Strumicës, për shembull, ku më shumë nxënës se vjet kanë nisur shkollimin. Po ajo klasë ku më parë kanëmësuar shokët e tyre, por sivjet, ja, ata goxha janë shtuar dhe iu duhet edhe një tjetër. Dhe – shteti po iu bën problem dhe tani për tani nuk e ka ndër mend t’i rehatojë. Thua se ata janë fajtorë për “planin e shtimit të popullsisë” që e trumbeton Qeveria!

Shqiptarët e Shkupit, ndërkaq, në nderim të Kongresit të Manastirit, po të enjten e zgjidhën problemin e një shkolle fillore shqip me një solemnitet të nivelit të lartë. “SUPER”.

Me yje e me diell?”Me yje”, lexo: aksioni policor i së enjtes (21.11.13) në Shkup quhej “Orion”, që paraqet yllësinë; “me diell”, lexo: “soncen” zgjedhore (edhe më keq po të “putinizohen” votimet, do të thotë Kryetari i tanishëm i Qeverisë të kandidojë për Kryetar Shteti)…

Në Kuvend, në Shkup, kurrgjë të re: po ato gërnja ndërshqiptare dhe ca më të reja (“për humbje a për fitore të reja”, merre si ta marrësh).  Të jesh komik nga jashtë…

“Të jesh komik nga jashtë,  kur në shpirtin tënd luhet një tragjedi, kjo është vuajtja më poshtëruese dhe zemërimi më i thellë për njeriun…!” (Victor Hugo)

Lajme të ngjashme

Back to top button