Bardhi shënon në humbjen e Ujpest

Edhe pse Enis Bardhi është treguar edhe një herë si futbollisti më i mirë i ekipit të tij Ujpes, kësaj radhe nuk arriti që të ndihmojë atë që së paku të marrë një pikë në udhëtimin që kishte te MTK Budapest ku pësoi disfatë 2:1.

Bardhi ka shënuar golin e barazimit në minutën e 77-të, ndërsa Ujpest pësoi disfatë vetëm shtatë minuta para se të përfundojë ndeshja. Tani ekipi i Enis Bardhit ka lëshuar pozitën e dytë dhe është e katërta me 36 pikë, dy më pak se Debrecen e dyta dhe një më pak se e  treta Videon. Ndeshja e radhës do të jetë mjaft e vështirë për Ujpest, pasi luan me Haladas, që është e pesta me vetëm një pikë më pak. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button