Çfarë është dallimi mes vajit të zakonshëm të ullirit dhe atij ekstra të virgjër?

Pjesa më e madhe e njerëzve habiten me dallimin mes vajit të zakonshëm të ullirit dhe atij ekstra të virgjër dhe dëshirojnë të dijnë se ku qëndron ky dallim.
Vaji i ullirit fitohet nga frutat e drurit të ulliri mirëpo ekzistojnë disa lloje të ndryshme të vajit të ullirit të cilat dallojnë nga lloji i ullirit, nga mënyra e procesit të ekstraktimit të vajit nga ulliri, nga lloji i aditivëve si dhe nga niveli i acidit oleik në vajin e ullirit.
Si gradohet vaji i ullirit?

Nëse shikoni një shishe të mbushur me vaj të zakonshëm të ullirit dhe një të tillë me vaj ekstra të virgjër, do të dalloni se ai ekstra i virgjër ka ngjyrë më të errët.
Mirëpo kjo ngjyrë dallon nga lloji dhe mund të jetë mashtruese pasiqë nuk mund të përdorim ngjyrën e vajit si referencë për gradimin e cilësisë. Vaji i ullirit dallon në shije dhe kualitet ndërsa ngjyra mund të jetë vetëm një faktor por jo edhe ai përcaktues. Vaji i ullirit gradohet sipas niveleve të aciditetit, gjegjësisht sipas niveleve të acidit të lirë oleik.
Vaji i rafinuar dhe i parafinuar

Vaji i ullirit ndahet në dy kategori të veçanta: i rafinuar dhe u parafinuar. Derisa vaji i parafinuar është i pastër dhe i patrajtuar, vaji i rafinuar është i tillë për të larguar mangësitë nga vaji, duke e bërë më të dëshirueshëm. Vaji i rafinuar ka më pak aromë, shije apo ngjyrë të ullirit. Për dallim nga vaji i parafinuar ekstra i virgjër, vaj i i rafinuar ka mungesë të antioksidantëve dhe antiinflamantëve që e bëjnë vajin ekstra të virgjër aq të veçantë.
Gjëja që duhet ta dini është se vaji ekstra i virgjër nuk është i mirë për gatim të ushqimeve pasiqë digjet shumë shpejtë dhe është shumë i kushtueshëm, andaj për gatim mund të përdorim vaj të pastër të ullirit i cili është një përzierje e vajit të virgjër dhe atij të rafinuar. Niveli i acidit oleik është rreth 3-4% dhe është një vaj për gatuarje të përgjithshme.

Vaji i lehtë i ullirit në tjetrën anë është një vaj që ka temperaturë të lartë të djegies dhe ka shumë pak kalori, përdoret për pjekje, zgarë dhe fërgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button