Të shtunën “Kupa e Gostivarit 2013”

Të shtunën në organizim të KK (klubi i karatesë) “Fati” nga Gostivari,  do të zhvillohet turneun i 12-të ndërkombëtar “Kupa e Gostivarit 2013”. 

Në këtë turne pritet të marrin pjesë klube të shumta nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, BeH, Lugina e Preshevës si dhe klube vendore nga i gjithë vendi ynë. Sipas organizatorit në bazë të paraqitjeve të klubeve, priten që në gara të marrin pjesë 350- 500 karateistë. 
Trajneri i KK Fati, Arlind Huseini ka shprehë falënderim deri te Komuna Çairit, Komuna e Dibrës  si dhe afaristët “Te Luta”, “Kanaan”, “Arbëria design” për ndihmën e dhënë. 

Huseini mes tjerash bërë të ditur se për garuesit dhe klubet më të suksesshëm do të ketë mirënjohje dhe kupa. Me kupë do të nderohet edhe kampioni botëror në karate në kategorinë U21 në Guadaljara të Spanjës, Berat Jakupi. 

“Pres që gjithçka të kalojë në mënyrën më të mirë, ky turne tani më po kalon një traditë 12-të vjeçare dhe është shembull për organizim të mirë.”, ka thënë për “Portalb”, Arlind Huseini. 
Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, duke nisur nga ora 10:00 e paradites, kurse garat do të zhvillohen në disiplinat Kata dhe Kumite. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button