“The Chicago Tribune”: “Shok” nuk fitoi Oscar, por bëri diçka më të mirë

Një ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, blogu i gazetës amerikane “The Chicago Tribune”, parashikoi se filmi kosovar “Shok” do të fitonte në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër. Edhe pse dështoi ky parashikim, autorja e këtij blogu, Laura Vasilion ka shkruar përsëri për filmin nga Kosova.
Postimi i plotë i Vasilion:

Nëse e keni lexuar postimin tim për filmin kosovar “Shok” të nominuar për çmimin “Oscar”, ju e dini se prisja që ky film të fitonte në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër.

Fatkeqësisht nuk e fitoi “Oscarin” të dielën mbroma, por bëri diçka më të mirë: ndihmoi që të shohim një situatë komplekse me sytë e dy qytetarëve të pafajshëm nga Kosova. Më mundësoi që ta kuptojë se përse festimi i tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte shumë i veçantë për ata.

Por më e rëndësishmja, më mësuan që t’i shoh njerëzit e Kosovës më shumë se vetëm viktima të luftës.I bazuar në periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99, filmi rrëfen ngjarjen e dy djemve 12-vjeçarë, shoqëria e të cilëve testohet gjatë kësaj periudhe. Edhe pse “Shok” është realizuar në një vend që pak e njoh, unë e ndjeja se i njohja djemtë. Ata më kujtonin nxënësit e shkollës fillore të cilët i shihja çdo ditë duke ecur në shtëpi nga shkolla. Ata ecnin me vendosshmërinë që e shihja tek yjet e filmit “Shok”. Duken të gatshëm të marrin armët në duar dhe barrën e burrërisë.

Por “Shok” është më shumë sesa një rrëfim lufte. Depërton përmes retorikës së luftës dhe tregon historinë problematike të Kosovës në një mënyrë fantastike. Tregohet nga sytë e shokëve të ngushtë – që është qesharake po aq edhe tragjike.

Më kujtonte se urrejtja dhe fanatizmi mund të dalin jashtë kontrolle në çdo vend të botës.

Siç ka thënë regjisori britanik i filmit, Jamie Donoghue: “…Unë doja të shpalosja tregimin për njerëzit e zakonshëm, të cilët janë viktima të vërteta të luftës…”

I bazuar në ngjarje të vërtetë, “Shok” është personale për njerëzit e zakonshëm në Kosovë. Ngjall kujtimet e dhimbshme dhe prek zemrat me filmin e talentuar dhe artistik. Padyshim, i bëri krenar. I mbajti ata – përfshirë edhe presidenten e Kosovës, të zgjuar deri në pesë të mëngjesit duke ndjekur ceremonin. Edhe pse filmi nuk fitoi çmim, suksesi i tij është i paimagjinueshëm.

Siç ka thënë edhe presidentja Atifete Jahjaga: “Shok është fituesi ynë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button