Qeveritarët rusë tallen me Leonardo DiCaprion

Ministra e Kulturës së Rusisë, ka reaguar me shaka pas fitores së Oscar’it nga Leonardo DiCaprio në mbrëmjen e së dielës.

Në faqen zyrtare të Ministrisë në Instagram, është publikuar një fotografi e Presidentit rus Vladimir Putin, së bashku me një shaka, shkruan gazeta ruse Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, komenti, i cili i ishte bërë foto-montazhë nga zyrtarët e ministrisë, e bëri të dukej sikurse Leo po i falënderohet Putin’it për çmimin.

“Faleminderit z. Putin”, shkruhet në postim, me shaka.

“Ahh s’ka gjë Leo, harroje këtë punë”, ia kthen Putin.

Fotografia e Leonardo DiCaprios dhe e Vladimir Putin, është realizuar gjatë një vizite që Leo kishte bërë në Rusi, ku ishte takuar me presidentin për të folur rreth tigrave siberianë.

russiaa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button