Tërmeti në Indonezi mund të shkaktojë cunami

Indonezia ka paralajmëruar për një cunami të fuqishëm pas tërmetit prej 7.9 magnitude që i goditi sot brigjet perëndimore të ishullit të Sumatrës.

Për momentin nuk ka ndonjë raportim për viktima dhe dëme materiale, transmeton Klan Kosova.

Në fillim Shërbimi Gjeologjik në ShBA kishte thënë se tërmeti ishte me 8.2 magnitutë më pas 8.1 e tani përfundimtarja është që tërmeti ishte 7.9 magnitutë.

Indonezia ishte goditur rëndë nga cunami në Oqeanin Indian në vitin 2004 që shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrt e Pacifikut”, një zonë shumë aktive sizmike.

Cunami i vitit 2004 kishte lënë të vdekur 240 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button