Mblidhen paratë për dënimin ndaj shitësit të hithrave dhe maruleve

Të organizuar në rrjetet sociale, disa qytetarë, sot në një kafene në Shkup kanë mbledhur, një shumë të mjaftueshme parashë për t’ia paguar dënimin Millorad Georgievskit, transmeton Portalb

Përndryshe, Millorad Georgievski çdo ditë shkon në treg me tufë hithrash që i shet 20 denarë. Prej tyre dërgon i dërgon bukë familjes.

Tërë ditën qëndron në treg për 200 denarë. Bashkëshortja e tij nuk punon, ndërkaq me të në Lisiçe, bashkëjeton edhe djali i tij me familje.

Përveç për hithrat ai u dënua edhe për 20 marule të një plakës e cila ka shitur pranë tij, por kur e ka parë se ka inspektim ka ikur. Dënimin ia ka shqiptuar gjykatësi për kundërvajtje dhe tani Milloradi po habitet si do ta paguaj, por nuk dorëzohet nga puna.

Milloradi është vozitës i pensionuar, është i revoltuar me qëndrimin e gjykatësit i cili e ka gjykuar.

E ka lutur dhe ka qarë që të mos e dënojë me para më shumë se sa që merr pension, por gjykatësi i ka thënë se e ka shkelur ligji dhe kthim mbrapa s’ka, transmeton Portalb.

Është ankuar edhe në Gjykatën e Apelit, por edhe prej atje i kanë thënë se duhet ta paguaj dënimin. Për t’ia lehtësuar, Gjykata i ka ofruar që dënimin ta paguaj në dy këste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button