Vendet që shesin shtetësinë

Në qoftë se dëshironi të keni një shtetësi tjetër nga ajo e juaja, fare lehtë mund ta merrni me një shumë të mirë parash.

Sot numërohen një sërë shtetesh, të cilët ju ofrojnë që ta blini shtetësinë e tyre në këmbim të një shumë të caktuara parash. Por cilat shtete e kanë “taksën” më të ulët?

Malta është shteti më i fundit, e cila votoi javën e kaluar ligjin mbi dhënien e shtetësisë për 900.000 dollarë. Por kjo duket se nuk do të ndikojë për mirë në politikat evropiane, pasi një numër i madh emigrantësh do të turren që ta blejnë shtetësinë dhe do bëhet një kaos.

Në qoftë se dëshironi të bëheni irlandezë, mjaftojnë vetëm 675.000 dollarë dhe ju e përfitoni menjëherë nënshtetësinë. Letonia duket se është më pak e shtrenjtë. Për t’u bërë nënshtetas të Letonisë, ju duhen vetëm 96.000 dollarë, shumë më pak nga çfarë kërkojnë Malta me Irlandën.

Në Evropën kontinentale, Bullgaria e ofron shtetësinë e saj për 500.000 dollarë, të njëjtën tarifë duket se ka edhe Maqedonia, transmeton Shekulli.

Kërkesat për një shtetësi tjetër janë rritur për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme, ku familjet e pasura nga Siria, Libia, Egjipti dhe Iraku tentojnë që të lëvizin lirisht në vendet e tjera të botës.

Ndërsa vendi më i lirë për të blerë shtetësinë renditet Republika Domenikane, me vetëm 10.000 dollarë për të përfituar një nënshtetësi me të gjitha të drejtat.

Lajme të ngjashme

Back to top button